Sazan Guri: Ky është një proces historik! Do të rrimë këtu derisa të kthejmë çdo pasuri publike

Sazan Guri: Ky është një proces historik! Do të rrimë këtu derisa të kthejmë çdo pasuri publike

Ambientalisti Sazan Guri deklaroi se protesta qytetare do të vazhdojë përpara Kryeministrisë deri në plotësimin e kërkesave të tyre. Ai tha se përveç dorëheqjes së kryeministrit Edi Rama, do të qëndrojnë në shesh derisa të kthejnë çdo pasuri të vjedhur publike. “Nuk do t’i ndalemi kësaj kauze. Kjo nuk është thjesht protestë e qytetarëve, e një populli hyjnor, por është një proces historik dhe do të rrimë këtu derisa ata të kthejnë pasurinë publike”, tha ai. Sipas tij, me ndryshimet në Kushtetutë në vitin 2008, ai tha se politikanët bënë që toka shqiptare të shitet. “Me kushtetutën dhe ndryshimet e vitit 2008 këta kanë vënë që kufijtë shtetërorë mund të tjetërsohen”, tha Sazan Guri. Më pas ai përsëriti se duhet të krijohet një qeveri teknike...