“Saliu, ka urdhëruar vrasjet”/’21 janari’, Beqiri:Ishte i detyruar të vriste njerëz në bulevard sepse ashtu ishte plani

“Saliu, ka urdhëruar vrasjet”/’21 janari’, Beqiri:Ishte i detyruar të vriste njerëz në bulevard sepse ashtu ishte plani

Avokati Idajet Beqiri ka ngritur akuza të forta ndaj SPAK lidhur me ecurinë e hetimeve për ngjarjet e “21 janarit”, duke u shprehur se çështja po zvarritet pa arsye dhe se mungon vullneti për të çuar përpara përgjegjësit para drejtësisë. Gjatë një interviste televizive, Beqiri u shpreh se procesi hetimor është futur në një zvarritje të pajustifikuar, pavarësisht ekzistencës së provave që, sipas tij, janë dorëzuar prej kohësh. “21 Janarin e sorollatin kot dhe hetimin e kanë futur në një zvarritje të pajustifikuar. Prova ka një vit e ca që është dorëzuar dhe SPAK nxjerr justifikime të kota”, deklaroi Beqiri. Ai akuzoi gjithashtu strukturën e posaçme se po shmang përballjen me ish-kryeministrin dhe kreun e PD, Sali Berisha dhe personat që, sipas tij mbajnë përgjegjësi...