Sali Berisha takohet me Ilir Metën, shkon për ngushëllime pas humbjes së babait të ish-presidentit
Sali Berisha ka marrë pjesë sot në pritjet që po mbahen për ngushëllim nga familja e Ilir Metës pas vdekjes së babait të këtij të fundit. Berisha është pritur fillimisht në hollin e hotelit në kryeqytet nga Tedi Blushi, për t’u futur më pas në sallën ku bëhen pritjet për ngushëllim, raporton gazetarja e Top Channel Anila Hoxha. Meta është lejuar dje dhe sot nga SPAK që të lërë qelinë dhe të përcjellë drejt banesës së fundit të atin, si dhe të presë sot ngushëllime. Top Channel
Burimi:
top-channel.tv