Rruga 1.3 mln euro u shkatërrua pa u marrë në dorëzim, “çmendet” Ami Kozeli i ARRSH, hap tenderin 955 mijë euro…

Rruga 1.3 mln euro u shkatërrua pa u marrë në dorëzim, “çmendet” Ami Kozeli i ARRSH, hap tenderin 955 mijë euro…

Ami Kozeli, drejtori i Autoritetit Rrugor Shqiptar (ARRSH) ka hapur së fundmi një tender të ri me vlerë rreth 955 mijë euro për ndërhyrje në Unazën e Poshtme të Burrelit, një investim që kushtoi rreth 1.3 milionë euro, por që pësoi dëmtime të rënda ende pa u marrë zyrtarisht në dorëzim. Vendimi ka ngritur pikëpyetje, pasi ende nuk janë përcaktuar publikisht përgjegjësit për shembjen e rrugës dhe nëse problemet lidhen me projektimin apo me zbatimin e punimeve. Unaza e Poshtme e Burrelit ka pësuar katër shembje në segmente të ndryshme, ndërsa në disa zona dëmtimet kanë prekur të gjithë trupin e rrugës, duke e bërë atë të pakalueshme. Situata më problematike paraqitet në krahun perëndimor të aksit, ku rrëshqitjet e dherave kanë bllokuar qarkullimin dhe...