‘Rrezikon deri 35 vite burg’, Kalaja për dosjen “Balluku”: Nga marsi s’ka asnjë veprim për heqjen e imunitetit
Adriana Kalaja ka reaguar pas vendimit të Gjykatës së Lartë, e cila nuk pranoi rekursin e bërë nga ish-zëvendëskryeministrja Belinda Balluku dhe la në fuqi masën e sigurisë “pezullim nga detyra”. Kalaja deklaroi se e përshëndet vendimin e gjykatës, por sipas saj masat ndaj Ballukut duhej të ishin më të ashpra. Ajo ngriti dyshime mbi ecurinë e hetimeve, duke thënë se prokurori Dritan Prençi duhej që brenda muajit prill të dorëzonte dosjen ose të kërkonte zgjatje të afatit. Sipas Kalasë, çështja mund të sjellë rikualifikim të veprave penale dhe një dënim të mundshëm deri në 35 vite burg. “Përshëndes vendimin e Gjykatës së Lartë, masat do të doja të ishin më rënduese sepse janë arrestuar drejtues të opozitës pa iu komunikuar akuza. Prokurori Dritan Prençi...
Burimi:
sot.com.al