Rrezikoi pushuesit me manovra të rrezikshme, gjobë për drejtuesin e Jet Ski në Livadh! I bllokohet mjeti lundrues
Policia Kufitare ka gjobitur me 10 000 lekë drejtuesit e një Jet Ski që po bënte manovra të rrezikshme në Gjirin e Livadhit duke rrezikuar pushuesit. Gjatë kontrollit, rezultoi se ai nuk zotëronte dokumentacionin e nevojshëm dhe veç gjobës, u bllokua edhe mjeti lundrues. Njoftimi: Kreu manovra të rrezikshme në afërsi të perimetrit të sigurisë, Policia Kufitare dhe Njësia Policore Detare bllokuan mjetin lundrues Jet Ski. Ndëshkohet me gjobë 10 000 lekë të rinj drejtuesi i një mjeti lundrues për shkelje të rregullave të lundrimit. Në vijim të kontrolleve intensive për garantimin e rendit dhe sigurisë në hapësirat detare, shërbimet e Policisë Kufitare u sinjalizuan nga qytetarë që po pushonin në Gjirin e Livadhit se një mjet lundrues Jet Ski po kryente manovra të rrezikshme...
Burimi:
sot.com.al