Rregulla të reja për ndotësit/ Bizneset do paguajnë për ndotjen, lejet mjedisore bëhen publike

Rregulla të reja për ndotësit/ Bizneset do paguajnë për ndotjen, lejet mjedisore bëhen publike

Fabrikat dhe aktivitetet industriale që ndotin mjedisin do të përballen me rregulla më të forta kontrolli, ndërsa qytetarët do të kenë më shumë informacion mbi ndikimin e tyre në mjedis. Qeveria ka propozuar ndryshime në ligjin për lejet mjedisore duke vendosur detyrime të reja për industrinë, monitorim më të rreptë të emetimeve dhe transparencë më të madhe për publikun. Një nga ndryshimet më të rëndësishme është krijimi i një databaze publike ku do të publikohen lejet mjedisore, rezultatet e monitorimeve dhe të dhënat mbi performancën e instalimeve industriale. Synimi është që qytetarët të kenë më shumë mundësi të informohen për bizneset që ndikojnë në ajër, ujë dhe tokë. “Kjo bazë të dhënash do të shërbejë si instrument publik për garantimin e transparencës administrative, aksesit në...