Revolucioni Flamingo në ditën e 57 / Nis marshimi drejt Kryeministrisë, qytetarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës

Revolucioni Flamingo në ditën e 57 / Nis marshimi drejt Kryeministrisë, qytetarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës

Protestuesit kanë nisur marshimin drejt Kryeministrisë, ndërsa protesta antiqeveritare ka hyrë në ditën e saj të 57-të. Gjatë gjithë kësaj periudhe, qytetarë të ardhur nga qytete të ndryshme të vendit, si edhe nga diaspora, kanë kërkuar ndryshime rrënjësore politike dhe kanë ngritur shqetësime për problematika në sektorë të ndryshëm socialë, politikë dhe ekonomikë. Edhe këtë të mërkurë, protestuesit janë mbledhur në sheshin “Skënderbej”, nga ku më pas kanë nisur marshimin drejt bulevardit “Dëshmorët e Kombit”. Ashtu si në ditët e mëparshme, protesta pritet të vijojë për disa orë me fjalime dhe thirrje si: “Rama, jep dorëheqjen!”, “Rama në burg, Berisha në burg!” dhe “Shqipëria nuk është në shitje!” Sipas organizatorëve të Revolucionit Flamingo, edhe në këtë tubim do të përsëritet kërkesa për dorëheqjen e menjëhershme...