Revolta e shqiptarëve kundër Ramës/ Ish-ambasadori Bimo: Socialistëve do t’u vijë turp për mbrojtjen që po i bëjnë…
Ish-ambasadori Roland Bimo ka komentuar protestat e vazhdueshme kundër kryeministrit Edi Rama, duke kritikuar qëndrimin e deputetëve dhe anëtarëve të Partisë Socialiste, të cilët sipas tij po vazhdojnë t’i dalin në mbrojtje kreut të qeverisë pavarësisht pakënaqësive qytetare. I ftuar në një emision televiziv, Bimo bëri një krahasim të fortë mes sjelljes së socialistëve sot dhe asaj të anëtarëve të Partisë së Punës në vitet e fundit të regjimit komunist. “Kam përshtypjen se me kalimin e kohës anëtarëve të Partisë Socialiste do t’u vijë turp, ashtu siç u erdhi turp anëtarëve të Partisë së Punës në vitet 1989-1991, kur i shërbenin me shumë zell një partie së cilës i kishte kaluar koha. Edhe sot anëtarët e Partisë Socialiste po i shërbejnë me zell një force...
Burimi:
sot.com.al