“Reforma zgjedhore PS-PD mbetet në vendnumëro”/ BIRN: 8 muaj pas funksionimit nuk ka ende një produkt real…

“Reforma zgjedhore PS-PD mbetet në vendnumëro”/ BIRN: 8 muaj pas funksionimit nuk ka ende një produkt real…

Komisioni i Posaçëm i Reformës Zgjedhore kërkon zgjatjen e mandatit të saj, pasi në tetë muajt e funksionimit nuk ka ende ndonjë produkt real. Përfaqësuesit e shoqërisë civile sugjerojnë se komisioni duhet të ndryshojë të gjithë mënyrën e funksionimit. Komisioni i Posaçëm për Reformën Zgjedhore pritet t’i kërkojë Kuvendit një shtyrje afati për funksionimin e tij, pasi po mbyll afatin ligjor pa asnjë produkt final. Bashkëkryetari socialist i këtij komisioni, Damian Gjiknuri, tha të hënën në seancë plenare se shtyrja do të kërkohet edhe për disa muaj të tjerë me synimin që të adresohen të gjitha rekomandimet për draft-projektligjet për Financimin e Partive Politike dhe për Kodin Zgjedhor. Gjiknuri deklaroi në seancë se Komisioni ka kryer “një punë relativisht të mirë”, por ka pasur vështirësi...