Reforma Territoriale, Berisha thirrje qytetarëve: Protestoni dhe mos e lini në duart e rrëmbyesit Rama!

Reforma Territoriale, Berisha thirrje qytetarëve: Protestoni dhe mos e lini në duart e rrëmbyesit Rama!

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka akuzuar kryeministrin Edi Rama se ka ndërprerë në mënyrë të njëanshme procesin e reformës territoriale, duke miratuar vetëm raportin e mazhorancës në Kuvend. Në një komunikim me ndjekësit e tij në rrjetet sociale, Berisha tha se Partia Demokratike vendosi të marrë pjesë në komision pas kërkesave të qytetarëve për të përfaqësuar interesat e tyre në këtë proces. Ai vlerësoi punën e përfaqësuesve demokratë në komision, duke thënë se projekti i hartuar prej tyre parashikonte rritjen e numrit të bashkive dhe krijimin e komunave të reja, në përputhje me ndryshimet demografike dhe nevojat e territorit. Ndërkohë ai u bëri thirrje qytetarëve të protestojnë që këtë reformë të rëndësishme, mos e lenë në duart e Ramës. “Pra, opozita në një...