“Raporti ishte propagandë e radhës”/ Integrimi në BE, flet Balliu: Problemi është Edi Rama

“Raporti ishte propagandë e radhës”/ Integrimi në BE, flet Balliu: Problemi është Edi Rama

Deputeti i Partisë Demokratike, Klevis Balliu, deklaroi se mazhoranca e pranoi projekt-rezolutën e opozitës për integrimin pasi “presioni i Komisionit Europian e ka detyruar që ta pranojë”. “Raporti ishte propagandë e radhës dhe për këtë arsye ne propozuam që të kishte një projekt-rezolutë, ku të merreshin parasysh edhe argumentet e opozitës. Të jemi të sinqertë, nuk prisnim që mazhoranca do ta mbështeste, por qartazi presioni i Komisionit Europian i ka detyruar që të pranojnë 90% të propozimeve”, tha Balliu në një lidhje direkte me studion televizive. Deputeti demokrat shtoi se falë propozimeve të opozitës, “aty sot keni edhe problemet me demokracinë e brendshme në Shqipëri, problemet e zgjedhjeve apo raportin e OSBE/ODIHR-it”. “Pjesë e raportit është edhe çështja e AKSHI-t dhe mungesa e sigurisë kombëtare...