“Raporti i IBAR, goditi dhe Parlamentin!”, Noka në Kuvend: Ku e keni pasaportën europiane?
Deputeti i Partisë Demokratike, Flamur Noka, ka kritikuar ashpër qeverinë gjatë seancës parlamentare, duke i kërkuar llogari kryeministrit Edi Rama për mungesën e tij në një ditë që opozita e cilësoi si të rëndësishme për raportet me Bashkimin Europian. “Ku e keni pasaportën europiane?”, u shpreh Noka nga Kuvendi, duke akuzuar qeverinë për mungesë transparence dhe përgjegjshmërie. Ai ngriti shqetësimin se kryeministri nuk ishte i pranishëm për të raportuar mbi zhvillimet dhe proceset e integrimit, duke theksuar se mungesa e tij në sallë është tregues i, siç tha ai, neglizhencës ndaj një momenti të rëndësishëm për vendin. Noka u ndal edhe te raporti i BE-së, duke deklaruar se ai “ka goditur Parlamentin” dhe duke i bërë thirrje mazhorancës që të distancohet nga, siç e quajti...
Burimi:
sot.com.al