Rama sulmon protestuesit dhe mbron vendimin për t’i dhënë 4 milionë euro Kanye West, mediat e huaja e “masakrojnë”…

Rama sulmon protestuesit dhe mbron vendimin për t’i dhënë 4 milionë euro Kanye West, mediat e huaja e “masakrojnë”…

4.3 milionë eurot e paguara nga buxheti i shtetit për të shpëtuar koncertin e këngëtarit të njohur, Kanye Uest, por edhe reputacionin e vendit, kryeministri Edi Rama i konsideroi si emergjencë të minutës së fundit. Sulmin virtual me të cilin po përballej koncerti për shkak të protestës e konsideroi si një anti-reklamë që do të dëmtonte vendin më shumë se milionat e paguara. “4 mln eurot nuk i nxori koncerti, por i nxori sulmi, agresioni i verbër për ta shkatërruar koncertin, për të shpëtuar investimin shumë më të madh për Shqipërinë për ekonominë e Tiranës dhe mijëra njerëz nga mbi 80 vende të botës që kishin prerë biletat për të ardhur këtu dhe mbi të gjitha për të mos hapur një plagë mosbesimi. Ato 4...