“Rama në burg”/ Mbyllet protesta e 69-të kundër kryeministrit, shqiptarët të vendosur: Nesër më shumë, nuk ndalemi
Me thirrjet “Nesër më shumë”, është mbyllur protesta e 69-të kundër qeverisë së kryeministrit Edi Rama në Tiranë. Prej 69 ditësh qytetarë të mbledhur në protestë vijojnë të kërkojnë largimin e Ramës, duke deklaruar se kjo kërkesë mbetet e panegociueshme dhe se do të vazhdojnë rezistencën deri në realizimin e qëllimit të tyre. Pas përfundimit të fjalimeve përpara Kryeministrisë, protestuesit kanë vijuar marshimin në rrugët e kryeqytetit, duke hedhur thirrje si “Shqipëria kërkon revolucion”, “Atdheu nuk shitet”, si dhe duke kërkuar arrestimin e kryeministrit Edi Rama dhe zëvendëskryeministres Belinda Balluku. Organizatorët deklaruan se tubimet do të vijojnë edhe në ditët në vazhdim, ndërsa pjesëmarrësit u shprehën të vendosur për të mos hequr dorë nga protesta. Sipas tyre, lëvizja qytetare do të vijojë deri në përmbushjen...
Burimi:
sot.com.al