Rama tmerrohet nga protestuesit! Ndryshon vendin e takimit me ministrat, ja ku do të mbahet

Rama tmerrohet nga protestuesit! Ndryshon vendin e takimit me ministrat, ja ku do të mbahet

Për arsye sigurie, takimi i kryeministrit Rama me drejtuesit politikë dhe ministrat, i njoftuar se do të zhvillohej në selinë e PS-së, nuk do të mbahet në selinë rozë. Kjo konfirmohet nga burime në PS. Me gjasë, takimi i parashikuar në orën 17:30 do të mbahet në Pallatin e Brigadave. Një ditë më parë, nga sheshi i protestës, një prej pjesëmarrësve bëri thirrje për t’u mbledhur sot përpara selisë së Partisë Socialiste. Po ashtu, u kërkua përdorimi i vezëve për të goditur drejtuesit politikë dhe ministrat socialistë. E njëjta strategji veprimi si në protestat e shkuara, në fund të korrikut, përpara Parlamentit.