“Rama me Mercedes luksoz”, PD: Mbi 10 mln euro nga paratë e shqiptarëve në duart e kunatit të Emirjana Sakos
Partia Demokratike, përmes zëdhënëses për Antikorrupsionin, Genta Vangjeli, ka akuzuar qeverinë për shpenzime të larta për automjete luksi, ndërsa kërkoi hetim nga SPAK për mënyrën se si përdoren paratë publike. Në një deklaratë për mediat, Vangjeli tha se kryeministri Edi Rama u shfaq së fundmi në takimin dy ditor me të vetët në qytetin e Pogradecit me një automjet tip Mercedes-Benz S, me vlerë mbi 100 mijë euro. Sipas saj, të dhënat e “Open Procurement” tregojnë se administrata ka shpenzuar miliona euro për blerje, qira dhe leasing automjetesh. Vangjeli veçoi edhe një procedurë të fundit për blerjen e tre automjeteve për Ministrinë e Ekonomisë dhe Inovacionit, me vlerë rreth 200 mijë euro, duke pretenduar se furnizuesi është Mektrin Motors, biznes i familjes së kryetares së...
Burimi:
gijotina.com