“Rama jepe dorëheqjen”/ Protestuesit nisin marshimin kilometrik, qytetarët ndezin rrugët e kryeqytetit
Pas përfundimit të fjalimeve të zjarrta dhe plot akuzë nga foltorja përpara godinës së qeverisë, atmosfera në shesh është ndezur sërish. Dhjetëra mijëra qytetarët e mbledhur kanë lënë hapësirën përpara Kryeministrisë dhe kanë nisur një marshim masiv në rrugët kryesore të kryeqytetit. Me pankarta në duar, thirrje të njëzëshme “Rama jepe dorëheqjen” dhe “Rama ik”, kjo lëvizje shënon një tjetër moment kulmant të kësaj dite revolte.
Burimi:
sot.com.al