“Rama i plagosur rëndë politikisht, lubia, kryeministrja në hije”/ Berisha: Eshtë tmerri i deputetëve, shkon…
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha në një bashkëbisedim me qytetarët në rrjetet sociale, e nisi fjalimin e tij me një sulm ndaj kryeministrit Edi Rama për çështjen “Balluku”. Ai tha se Balluku është kryeministrja në hije e qeverisë, që po tmerron deputetë dhe PS-në. “Rama i damkosur sa asnjë lider tjetër në Europë. Kjo është arritje për forcat demokratike, për opozitën. Rama politikisht është i plagosur për vdekje. Kryengritja e jashtëzakonshme e opozitës me jehonën e saj ndërkombëtare, ka luajtur rol në mbrojtjen e dinjitetit shqiptar. Opozita përballet dhëmbë për dhëmbë me regjimin e Ramës. Gjer tani nuk ka asnjë vendim konkret pas deklaratës së Ramës se çështja Balluku u mbyll! Ajo që po ndodh është Balluku si kryeministër në hije, vendimmarrëse kryesor në...
Burimi:
sot.com.al