“Rama i ka ditët e numëruara”/ Aktivisti Kola: Krahasoni rrogën e Zegjinesë me një zjarrfikës hero
Aktivisti Arben Kola ka folur në protestën e 71-të kundër qeverisë, duke vënë në fokus situatën e zjarreve dhe kushtet e punës së zjarrfikësve. Kola kritikoi diferencat mes pagave të zyrtarëve dhe atyre të zjarrfikësve, ndërsa u ndal te zjarret e rënda të regjistruara gjatë viteve të fundit. “Krahasoni rrogën e Zegjinesë me një zjarrfikës hero. Sa shpejt e harruam djegien e Delvinës e Gramshit. Ajo që ndodhi dje në Krujë është e paralajmëruar”, u shpreh ai. Sipas aktivistit, mungesa e rojtarëve të pyjeve dhe investimeve në parandalimin e zjarreve po rëndon situatën. “60 mijë hektarë pyje janë djegur në vitin 2025. Për 15 milionë euro në vit ne humbim 150 milionë euro”, deklaroi Kola, duke kërkuar më shumë fonde për mbrojtjen e pyjeve dhe...
Burimi:
sot.com.al