Radhë kilometrike në doganën e Qafë Botës, qytetarët dynden drejt Greqisë për fundjavë

Radhë kilometrike në doganën e Qafë Botës, qytetarët dynden drejt Greqisë për fundjavë

Radhë kilometrike janë regjistruar këtë të shtunë në doganën e Qafë Botës. Ditën e sotme po shënohet një fluks i madh automjetesh drejt Greqisë, fluks i cili prej disa orësh ka bërë që radha e automjeteve të jetë më shumë se 2 kilometër dhe të arrijë deri në afërsi të kryqëzimit me rrugën hyrëse për në qytetin e Konispolit.