Radhë e gjatë në Kakavijë, pala greke punon me ritëm të ulët

Radhë e gjatë në Kakavijë, pala greke punon me ritëm të ulët

Radhë të gjata automjetesh, që në orët e pasdites kanë arritur deri në rreth 2 kilometra, janë krijuar në Pikën e Kalimit Kufitar të Kakavijës. Qindra udhëtarë që vijnë drejt Shqipërisë po përballen me pritje të konsiderueshme për shkak të ritmit të ngadaltë të përpunimit të dokumenteve në palën greke. Sipas informacioneve nga terreni, pala greke po punon vetëm me 1 deri në 2 sportele në funksion, ndërsa pala shqiptare ka vënë në dispozicion 6 sportele për përballimin e fluksit. Megjithatë, ngadalësia në anën greke ka sjellë krijimin e radhëve të gjata të automjeteve. Sipas të dhënave zyrtare të Stacionit të Policisë Kufitare Kakavijë, gjatë datës 6 gusht janë përpunuar gjithsej 8,016 shtetas në hyrje dhe dalje, nga të cilët 4,953 kanë hyrë në Shqipëri...