“Qytetarët po ngrihen kundër arrogancës dhe zhvatjes”, Lubonja: Rama shkeli Kushtetutën me 4 mln euro për koncertin!

“Qytetarët po ngrihen kundër arrogancës dhe zhvatjes”, Lubonja: Rama shkeli Kushtetutën me 4 mln euro për koncertin!

Analisti i njohur Fatos Lubonja, i ftuar në një studio televizive ka komentuar situatën politike dhe tensionet sociale në vend, ndërsa sot shënohet dita e 41-të radhazi e protestave masive kundër kryeministrit Edi Rama dhe kabinetit të tij qeveritar. Lubonja u shpreh se revolta qytetare buron nga keqmenaxhimi dhe vendimmarrjet arbitrare të pushtetit, duke u ndalur specifikisht te alokimi i fondit prej 4 milionë eurosh për organizimin e një koncerti. Sipas tij, ky akt përbën shkelje të Kushtetutës dhe dëshmon se vendi po drejtohet nga një pushtet autokratik. “Qytetarët protestojnë kundër arrogancës e zhvatjes. Nuk jemi për instalimin e një diktature revolucionare, nuk jemi për përdorimin e dhunës. Jemi në një situatë ku kërkojmë zgjedhje të lira. Por kjo ka edhe anën tjetër të medaljes,...