Qytetarët marshojnë nëpër rrugët e Tiranës, slogani i protestës në ditën e 71-të

Qytetarët marshojnë nëpër rrugët e Tiranës, slogani i protestës në ditën e 71-të

Ka nisur marshimi i qytetarëve në Tiranë, në kuadër të protestës së 71-të kundër qeverisë dhe kryeministrit Edi Rama. Protestuesit janë nisur nga sheshi para kryeministrisë, duke vijuar marshimin në rrugët kryesore të kryeqytetit me thirrje kundër qeverisë dhe kryeministrit Edi Rama. Ndër thirrjet që janë dëgjuar gjatë marshimit është “Rama, jep dorëheqjen!”, ndërsa protestuesit kanë përsëritur edhe sloganet që janë kthyer në refren të kësaj proteste prej 71 ditësh. Qytetarët shprehen të vendosur për të vijuar qëndrimin dhe protestën, duke kërkuar largimin e kryeministrit Edi Rama dhe ndryshime në qeverisjen e vendit.