Qytetarët ‘kryejnë detyrat’/ Votuan dhe u nisën drejt bregdetit shqiptar, 9 mijë kosovarë kaluan kufirin në Morinë
Ndërsa qytetarët e Kosovës po i drejtohen kutive të votimit këtë të diel, një numër i konsiderueshëm prej tyre kanë zgjedhur që fundjavën ta kalojnë në bregdetin shqiptar. Fluksi i lëvizjeve drejt Shqipërisë ka qenë i dukshëm edhe gjatë se shtunes megjithëse në nivele më të ulëta krahasuar me fundjavat e zakonshme të sezonit. Të dhënat e Policisë Kufitare dhe Migracionit tregojnë se rreth 9 mijë shtetas nga Kosova kanë hyrë në territorin shqiptar vetëm gjatë orëve të para të mëngjesit të së shtunës dhe të dielës përmes Pikës së Kalimit Kufitar të Morinit. Shifrat konfirmojnë se Shqipëria vijon të mbetet destinacioni kryesor për pushimet e fundjavës për qytetarët kosovarë. Megjithatë, krahasuar me fundjavat e muajit maj, numri i hyrjeve gjatë fundjavës së parë të...
Burimi:
sot.com.al