“Qeveria propagandon investime dhe ‘suksese’”/ Denoncon PD: Balluku bënte propagandë, qytetarët tashmë janë lodhur
Zëdhënësja e Antikorrupsionit në Partinë Demokratike, Genta Vangjeli, ka denoncuar situatën në Mamurras, duke deklaruar se banorët e zonës vijojnë të përballen me mungesë uji të pijshëm, pavarësisht investimeve të shpallura për këtë projekt. Sipas saj, qeveria ka promovuar prej kohësh përparimin e punimeve në ujësjellësin e Mamurrasit, duke pretenduar se projekti është në fazë të avancuar, ndërsa realiteti në terren mbetet ndryshe. Ajo kujtoi deklarimet zyrtare të bëra rreth një vit më parë gjatë inspektimeve në terren, ku u njoftua se rreth 45% e punimeve ishin realizuar në një rrjet prej 43 kilometrash dhe se projekti pritej të përfundonte brenda vitit 2025. Vangjeli theksoi se gjatë inspektimeve nuk ishte konstatuar prania e tabelave informuese mbi kontraktorin, vlerën apo afatet e projektit, ndërsa sipas të...
Burimi:
sot.com.al