Qarku Tiranë i jep 840 milionë lekë djalit të kryetarit të Bashkisë Poliçan

Qarku Tiranë i jep 840 milionë lekë djalit të kryetarit të Bashkisë Poliçan

Një skandal korrupsioni e nepotizmi i përmasave tronditëse ka shpërthyer në Këshillin e Qarkut Tiranë. Institucioni i drejtuar nga socialisti Aldrin Dalipi i ka “dhuruar” një tender me vlerë marramendëse plot 870 MILIONË LEKË TË VJETRA, djalit të kryetarit të Bashkisë Poliçan, Adriatik Zotkaj. Kjo aferë e pastër dëshmon se si paratë e qytetarëve shqiptarë ndahen mes “familjes politike”, duke skualifikuar pa asnjë shpjegim oferta shumë më të lira. Masakra me 840 Milionë Lekë të Vjetra: Fituesi me 96% të fondit tavan Tenderi me objekt “Rikonstruksion (Sistemim-Asfaltim) i rrugës së fshatit Kallmet, NJ.A Zall Herr, Bashkia Tiranë” kishte një fond limit prej 73,000,285 lekë të reja ose rreth 870 milionë lekë të vjetra me TVSH. Rezultati tregon se nuk ka pasur asnjë lloj gare të...