Protestuesja kujton eksodin e 7 gushtit me anijen Vlora: Nuk duam më të ikim, Shqipëria është e jona!
Një protestuese, gjatë tubimit para Kryeministrisë, kujtoi eksodin e 7 gushtit 1991 me anijen “Vlora”, duke e lidhur atë me situatën e sotme dhe mesazhin e protestës. Ajo tha se kjo datë mbetet simbol i largimit masiv të shqiptarëve, ndërsa theksoi se sot qytetarët janë mbledhur në shesh me një mesazh krejt tjetër. “Sot është 7 gushti, që përkon me nisjen e 20 mijë shqiptarëve me anijen ‘Vlora’ nga porti i Durrësit. Ata ikën me një anije që kishte shkuar për të çuar dhe marrë sheqer. Në një farë mënyre, ajo anije u mor peng nga shqiptarët”, u shpreh ajo. Sipas protestueses, 7 gushti i këtij viti i gjen qytetarët në protestë, me synimin për të mos u detyruar të largohen më nga vendi. “Ky...
Burimi:
sot.com.al