Protestuesi i revoltuar: PS dhe PD, pjella të Ramiz Alisë që duhen shkrirë
Në ditën e 47-të të revoltës qytetare kundër qeverisë së Edi Ramës, protestuesit e parë kanë nisur të mblidhen në sheshin “Skënderbej” përpara se të marshojnë drejt bulevardit “Dëshmorët e Kombit”. Mes qytetarëve të shumtë, një i moshuar, ish-minator, ka lëshuar akuza tejet të rënda ndaj të gjithë klasës politike shqiptare në një prononcim për mikrofonin e News24. Ai u shpreh se ka arsye të panumërta për të protestuar, por theksoi se kauza e vërtetë duhet të synojë shkatërrimin e dy forcave kryesore politike në vend, të cilat i cilësoi si trashëgimtare të drejtpërdrejta të komunizmit. Me tone të ashpra dhe i revoltuar, i moshuari deklaroi se skena politike shqiptare ka mbetur peng i vitit 1990 dhe se asgjë nuk do të ndryshojë nëse nuk...
Burimi:
ntv.al