Protestat/ Rama: E kanë harruar Zvërnecin, po përdoren si vegla nga armiqësorët

Protestat/ Rama: E kanë harruar Zvërnecin, po përdoren si vegla nga armiqësorët

Kryeministri Edi Rama ndodhet sot në Jalë në një bashkëbisedim me të rinjtë. Shefi i qeverisë komentoi protestat dhe ndikimin e algoritmit. “Ne sot jetojmë në një kohë kur niveli i vëmendjes ndaj asaj që lexojmë, shohim dhe diskutojmë ka rënë shumë, krahasuar me më parë. Sot vëmendja është shumë më pak e pranishme në një komunikim apo ndërveprim, sepse mendja është shumë më tepër diku tjetër dhe kjo lidhet me praninë e konsiderueshme të botës virtuale, përmes ekranit të telefonit, ku të gjithë kalojnë një pjesë të mirë të kohës. Nuancat janë viktima e parë e çdo komunikimi, e çdo ndërveprimi. E vërteta është që algoritmi ka një rol jashtëzakonisht të madh në përcaktimin e koloritit të jetës sonë, për sa kohë ne e kemi jetën...