Protesta para Kuvendit/ Policia tërheq zvarrë Arben Kolën, një nga organizatorët e protestës

Protesta para Kuvendit/ Policia tërheq zvarrë Arben Kolën, një nga organizatorët e protestës

Policia ka shoqëruar disa qytetarë gjatë protestës së zhvilluar pranë Parlamentit. Siç shihet edhe në këto pamje, disa protestues shihen të shtrirë në tokë nga forcat e rendit. Ende nuk ka një njoftim zyrtar nga autoritetet lidhur me numrin e personave të shoqëruar. Mes të shoqëruarve është edhe njëri nga anëtarët e grupit organizator të protestës, Arben Kola. Kola është kapur nga 4 policë që e mbajnë nga krahët e këmbët, kurse Kola ka ende megafonin në dorë. Shoqërimi i tyre erdhi pasi protestuesit, për shkak të bllokadës së vendosur nga Policia e Shtetit përpara Parlamentit, kanë ndryshuar itinerarin e tubimit, duke marshuar fillimisht në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit” dhe më pas drejt Unazës së Madhe. Protestuesit janë pozicionuar pranë kryqëzimit të Rrugës së Elbasanit,...