Protesta masive liston kërkesat/ Goxhaj: Dorëheqje e panegociueshme e Edi Ramës, qeveri teknike 12-mujore dhe… (LISTA)

Protesta masive liston kërkesat/ Goxhaj: Dorëheqje e panegociueshme e Edi Ramës, qeveri teknike 12-mujore dhe… (LISTA)

Protesta masive kundër qeverisë së kryeministrit Edi Rama ka shënuar sot ditën e saj të 23-të radhazi, duke mbledhur sërish mijëra qytetarë në sheshin para Kryeministrisë. Gjatë tubimit të sotëm, në emër të grupit koordinues të protestës, ka dalë me një deklaratë të rëndësishme politike Dritan Goxhaj, i cili ka shpalosur kërkesat zyrtare dhe të panegociueshme të përpiluara pas propozimeve të marra nga qytetarët përgjatë më shumë se tri javëve të qëndresës. Goxhaj u shpreh se kjo protestë mbarëpopullore dhe paqësore synon një ndryshim rrënjësor të sistemit politik dhe ligjor në Shqipëri, duke prezantuar 5 pikat kryesore të platformës: 1-Dorëheqja e panegociueshme e Kryeministrit Edi Rama dhe e të gjithë kabinetit qeveritar. 2-Krijimi i një qeverie teknike tranzitore, e cila do të jetë jopartiake dhe...