Protesta e PD/ Nën hetim 3 italianë, eksperti i kriminalistikës: 2 prej tyre nuk figurojnë në TIMS, janë mercenarë

Protesta e PD/ Nën hetim 3 italianë, eksperti i kriminalistikës: 2 prej tyre nuk figurojnë në TIMS, janë mercenarë

Tre prej gjashtë personave të vënë nën hetim nga protesta e fundit (8 Maj) e organizuar nga Partia Demokratike, janë shtetas italianë kryesisht. Ata po hetohen për kryerjen e akteve të dhunës në tubimin e Sali Berishës, kryesisht për hedhjen e molotovëve në drejtim të forcave të Policisë së Shtetit. Eksperti i kriminalistikës Ervin Karamuço në studion e ‘Real Story’ tha se këta të rinj të ardhur nga Italia, Fabio Perabello 23 vjeç, George Cau 25 vjeç dhe Houssem Bousrih 24 vjeç, janë pjesë e grupeve mercenare e janë paguar për të kryer akte dhune. Karamuço u shpreh se 2 prej tyre nuk figurojnë në sistemin TIMS, duke ngritur dyshime për shkelje të kufirit tokësor dhe qëndrim të paligjshëm në Shqipëri, ndërsa një tjetër ka...