Protesta e PD/ Hidhnin molotovë tinëz pas makinës, pyetja e Ballës: Kush i solli tre italianët e proceduar penalisht?
Taulant Balla ka ngritur një pyetje në rrjetet sociale lidhur me personat që hodhën molotov në protestën e PD. Ai ka postuar videon kur ata fshihen pas makinës së Syri Tv duke e përdorur si ‘mburojë’ dhe shkruan: “Mirë këtë fshehjen pas makinës së televizionit personal e kuptoj, po tre italianët e proceduar penalisht për molotovët kundër Policisë kush i solli?!”, thotë kreu i grupit parlamentar të PS. Tre italianët u proceduan penalisht nga policia dhe kur u morën në pyetje, rrëfyen se janë rekrutuar nga përfaqësues të PD-së me një pagesë mujore fikse për të qenë pjesë e grupit të zjarrit, me një bonus nga 300-500 euro për çdo protestë, përfshirë edhe asistencë me avokat dhe garanci për të dalë nga burgu nëse kapen...
Burimi:
sot.com.al