Protesta e 43-të kundër qeverisë, pankarta ironike për Ramën: “I këndoi hoxha në vesh, i këndoi dhe Kanye West”
Mijëra qytetarë janë mbledhur sërish në Tiranë në protestën e 43-të kundër qeverisë së kryeministrit Edi Rama. Tubimi nisi në sheshin “Skënderbej”, ku protestuesit u grumbulluan përpara marshimit me pankarta dhe mesazhe kundër qeverisjes aktuale. Mes tyre spikatën edhe pankarta ironike që lidhen me zhvillimet e fundit në vend, përfshirë koncertin e artistit Kanye West dhe debatet politike që kanë shoqëruar këtë ngjarje. Një nga pankartat që tërhoqi vëmendjen shkruante: “I këndoi hoxha në vesh, i këndoi dhe Kanye West”, një mesazh që ironizon situatën e krijuar rreth kryeministrit Rama. Protestuesit kanë deklaruar se kërkojnë më shumë llogaridhënie nga institucionet dhe jo vetëm organizime spektakolare. Gjatë tubimit janë përsëritur kërkesat për ndryshim të mënyrës së qeverisjes, transparencë në vendimmarrje dhe një rol më aktiv të...
Burimi:
gijotina.com