Protesta e 17 prillit/ U lanë në qeli, protestuesit kërkojnë lirinë në Apel

Protesta e 17 prillit/ U lanë në qeli, protestuesit kërkojnë lirinë në Apel

Në Gjykatën e Apelit do të zhvillohet sot seanca për shqyrtimin e masës së sigurisë ‘arrest me burg’ për 5 protestuesit e Partisë Demokratike, të arrestuar në tubimin e 17 prillit. Si gjyqtar i çështjes është caktuar Dritan Hasani. Kjo është hera e parë që Gjykata e Tiranës lë në burg militantë të Berishës, të ashtuquajturit si “grupi i zjarrit”. Të arrestuarit, akuzohen për veprat penale “Kundërshtim i punonjësit të rendit publik”, “Prishja e rendit dhe qetësisë publike”, ‘’Mbajtje pa leje të armëve shpërthyese dhe municionit”, teksa është provuar nëpërmjet provave filmike se kanë sulmuar me molotovë kryeministrisë dhe kundërshtuan forcat e policisë. Të arrestuarit 1-Klement Çuçka 2-Bujar Tusha 3- Henri Shapllo 4-Mirvet Tocilla 5- Semi Bici