Propozimi i PS për “Territorialen”/ Bardhi: Shkrirja e 15 bashkive sjell shpopullim, dhe varfërim! Qëllimi…

Propozimi i PS për “Territorialen”/ Bardhi: Shkrirja e 15 bashkive sjell shpopullim, dhe varfërim! Qëllimi…

Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, ka reaguar pas vendimit të Partisë Socialiste për të mos mbështetur zgjatjen e mandatit të Komisionit të Posaçëm për Reformën Administrativo-Territoriale, duke e akuzuar mazhorancën se po synon centralizimin e pushtetit përmes ndryshimeve të reja në hartën administrative. Në një deklaratë publike, Bardhi tha se që në fillim të procesit objektivi i PS-së ka qenë “përfitimi elektoral dhe centralizimi i mëtejshëm i pushtetit”, dhe jo përmirësimi i shërbimeve për qytetarët apo forcimi i qeverisjes vendore. Sipas tij, refuzimi për të vijuar punën me konsensus tregon mungesën e vullnetit për të dëgjuar komunitetet, përfaqësuesit e pushtetit vendor, shoqërinë civile dhe ekspertët. Bardhi kundërshtoi gjithashtu propozimin për shkrirjen e 15 bashkive, duke e cilësuar atë një hap drejt...