Fluks i lartë në Kapshticë dhe Qafë Thanë/ Regjistrohen mbi 19 mijë hyrje në 48 orët e fundit
Vijon të mbetet i lartë fluksi i lëvizjeve në pikat e kalimit kufitar të Kapshticës dhe Qafë Thanës. Emigrantët shqiptarë që jetojnë e punojnë në Greqi, si edhe shqiptarët e Maqedonisë së Veriut, po zgjedhin të kalojnë pushimet verore në bregdetin shqiptar, duke rritur ndjeshëm hyrje-daljet në kufi. Sipas të dhënave zyrtare, gjatë 48 orëve të fundit në Pikën e Kalimit Kufitar të Kapshticës kanë hyrë në Shqipëri mbi 9.700 shtetas, ndërsa kanë dalë rreth 6.900 shtetas shqiptarë dhe të huaj. Fluksi më i madh është regjistruar në Pikën e Kalimit Kufitar të Qafë Thanës, ku gjatë të njëjta ore kanë hyrë në vendin tonë mbi 10.200 shtetas nga Maqedonia e Veriut, ndërsa kanë dalë më shumë se 8.600 shtetas. Për të përballuar rritjen e...
Burimi:
sot.com.al