Shkrirja e bashkive rrezikon klubet sportive, PD: Shqipërisë i duhet Ligji për Sportin, jo zhdukja e tij nga qytetet

Shkrirja e bashkive rrezikon klubet sportive, PD: Shqipërisë i duhet Ligji për Sportin, jo zhdukja e tij nga qytetet

Reforma territoriale e propozuar nga socialistët e cila parashikon shkrirjen e 15 bashkive, vë në pikëpyetje edhe të ardhmen e klubeve sportive që financohen dhe mbahen gjallë prej tyre. Partia Demokratike ngre alarmin për një pasojë të këtij procesi për të cilën deri tani pothuajse nuk është folur: Çfarë do të ndodhë me klubet sportive të bashkive që do të shkrihen? Kur shkrihet Bashkia Cërrik, çfarë do të ndodhë me Turbinën? Kur shkrihet Bashkia Patos, çfarë do të ndodhë me Albpetrolin? Kur shkrihet Bashkia Maliq, çfarë do të ndodhë me klubin dhe me një komunitet tifozësh që vazhdon ta mbështesë atë çdo javë, pavarësisht rezultateve? Dhe çfarë do të ndodhë me klubet dhe aktivitetin sportiv në Memaliaj, Dimal, Klos dhe qytetet e tjera që preken...