Sherri për kanabis në Fushë-Arrëz/ Denoncoi parcelat e fqinjit, kryeplakut kishte parcelë vetë me 150 rrënjë
Një konflikt mes fqinjëve në zonën e Arstit në Fushë-Arrëz ka marrë një tjetër zhvillim, pasi Skënder Nika është arrestuar me akuzën e kultivimit të kanabisit. Sipas të dhënave paraprake, Nika ishte përfshirë pak ditë më parë në një sherr me fqinjët, ndërsa dyshohet se kishte denoncuar parcelat e tyre për kultivim kanabisi. Por gjatë kontrolleve në zonë, policia ka zbuluar një parcelë me rreth 150 rrënjë kanabis, që dyshohet se i përkiste Nikës. Sipas hetimeve, një prej elementëve që ka ndihmuar në zbulimin e pronësisë së parcelës ka qenë një tub vaditës, i cili dyshohet se lidhej me parcelën e kultivuar. Policia ka vijuar hetimet për të dokumentuar rrethanat e ngjarjes, ndërsa pritet që përpara drejtësisë të dalin edhe detaje të tjera mbi konfliktin...
Burimi:
syri.net