“Projekti do bëhet”/ Rama ‘shpërthen’ ndaj protestuesve: Delirantë dhe influencera, që jetojnë me ‘like’

“Projekti do bëhet”/ Rama ‘shpërthen’ ndaj protestuesve: Delirantë dhe influencera, që jetojnë me ‘like’

Protestat masive që kërkojnë dorëheqjen e kryeministrit Rama kanë hyrë në ditën e shtatë. Teksa turmat e qytetarëve kanë mbushur sheshet dhe rrugët e Tiranës, Rama ka zgjedhur që ti sulmojë, duke i quajtur ata delirantë dhe të marrë. Po ashtu sipas kryeministrit Edi Rama pasqyrimi në masë i kësaj proteste është për disa arsye: “Disa e kanë me Izraelin, që u fut kot fare në këtë mes. Ndërkohë që investitorët kryesorë janë dy vëllezër myslimanë të famshëm në Lindjen e Mesme për sukseset dhe investimet e tyre dhe që vijnë nga Katari, një vend që s’ka as marrëdhënie me Izraelin. Disa të tjerë e kanë kundër atij në Amerikë, presidentit të Amerikës, të cilin gjysma e duan, gjysma e urrejnë dhe ndaj të cilit...