Prapavija e protestës/ Karamuço: Një dosje e veçantë do ti paraqitet publikut
Profesori i Kriminalistikës, Ervin Karamuço, tha se duhet të ketë një dosje të deklasifikuar lidhur me agjenturat e pretenduara të huaja në protestat në Tiranë. Sipas tij, nuk është detyrë e njerëzve të thjeshtë të bëjnë gjyqe publike ndaj individëve të caktuar lidhur me bindjet apo indoktrinimin e mundshëm të tyre, pasi kjo është detyrë e shërbimeve sekrete. Ai theksoi se është premtuar një dosje që do të bëhet transparente më vonë për publikun, në mënyrë që të kuptohet se çfarë prapavije ka pasur kjo protestë. “Ka ardhur koha që ne të bëjmë një dosje, ta deklasifikojmë dhe të themi se këta kanë qenë personat e përfshirë. Ka një raport shumë të brishtë mes të drejtës së shprehjes dhe propagandës. Pra, ku është vija e...
Burimi:
ntv.al