Prag tragjedie/ Digjet shtëpia ku ndodheshin nëna dhe dy fëmijët, ja gjendja e tyre
Një banesë private është përfshirë nga flakët mëngjesin e sotëm, rreth orës 08:30, në zonën e Qytetit Studenti. Mësohet se në momentin e zjarrit në banesë ndodheshin një nënë e divorcuar dhe dy fëmijët e saj. Fatmirësisht, të tre kanë arritur të dalin në kohë dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën. Si pasojë e flakëve, banesa është shkrumbuar plotësisht, duke u bërë e pabanueshme. Shkaqet e zjarrit nuk janë bërë ende të ditura, por dyshohet për shkëndijë elektrike
Burimi:
ntv.al