“Poshtë Rama dhe Berisha”/ I riu emigrant në Kanada: Shqiptarët duhet të marrin fatin në dorë, bashkohuni të gjithë

“Poshtë Rama dhe Berisha”/ I riu emigrant në Kanada: Shqiptarët duhet të marrin fatin në dorë, bashkohuni të gjithë

Mario, një shqiptar që jeton prej tre vitesh në Kanada, iu bashkua protestës në Tiranë, duke e cilësuar situatën në vend si një çështje kombëtare. Ai bëri thirrje për bashkim të shqiptarëve, pavarësisht bindjeve politike, duke theksuar se vendi po përballet me largimin e të rinjve dhe mungesën e perspektivës. “Kam ikur në Kanada para tre vitesh për një punë më të mirë. Shqiptarët duhet të marrin në dorë fatin. Nuk është çështje e vogël, por kombëtare. Jetë a vdekje, jo për të majtën e të djathtën, të marrim në dorë fatin tonë. Të majtë e të djathtë e kanë shitur Shqipërinë. Është koha që shqiptarët të marrin fatin e vet, se po ju ikin fëmijët jashtë vendit. Duhet të sakrifikojnë që ata që do...