Porti i Durrësit në pikun e fluksit, rikthehen lundrimet e dyfishta

Porti i Durrësit në pikun e fluksit, rikthehen lundrimet e dyfishta

Porti i Durrësit po përballet me një fluks të lartë udhëtarësh në kulmin e sezonit turistik. Lundrimet e dyfishta në linjën Durrës-Bari janë rikthyer për të përballuar rritjen e numrit të pasagjerëve dhe mjeteve, ndërsa autoritetet portuale parashikojnë rreth 10 për qind më shumë udhëtarë krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar. “Këtë fundjavë rikthehen sërish lundrimet e dyfishta, pas një rritjeje prej rreth 10% të fluksit krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar. Risi e këtij sezoni është angazhimi i trageteve me kapacitete më të mëdha, çka u mundëson kompanive të përballojnë numrin në rritje të pasagjerëve dhe mjeteve. Njëkohësisht janë shtuar edhe lundrimet e dedikuara për transportin e kamionëve, me synim lehtësimin e qarkullimit dhe shmangien e vonesave”, është...