Tiranë/ Zjarri në Qafë Mollë aktiv prej 10 ditësh, shkrumbohen 8 hektarë pyje

Tiranë/ Zjarri në Qafë Mollë aktiv prej 10 ditësh, shkrumbohen 8 hektarë pyje

Zjarri që ka përfshirë pyjet e zonës së Qafë-Mollës, në Njësinë Administrative Zall-Bastar, Bashkia Tiranë vijon të jetë aktiv prej 10 ditësh. Si pasojë, janë shkaktuar dëme të konsiderueshme dhe paraprakisht bëhet me dije se flakët kanë djegur rreth 8 hektarë sipërfaqe pyjore, kryesisht me lisa dhe dushqe. Terreni i vështirë malor ka penguar ndërhyrjen e mjeteve zjarrfikëse nga toka. Për shuarjen e flakëve është angazhuar edhe një helikopter, ndërsa në terren ndodhen punonjës të Njësisë Administrative Zall-Bastar, të ndihmuar edhe nga banorët e zonës.