“Populli besoi te premtimet tuaja, por rezultuan boshe!” – E reja letër të hapur Ramës: Pas një dekade, çfarë keni realizuar?

“Populli besoi te premtimet tuaja, por rezultuan boshe!” – E reja letër të hapur Ramës: Pas një dekade, çfarë keni realizuar?

Një vajzë e re iu drejtua me një letër të hapur kryeministrit Edi Rama, duke i kujtuar atij premtimet që bëri kur erdhi në pushtet vite më parë. Teksa mori fjalën në protestë, ajo theksoi se qytetarët e votuan duke menduar se ai ishte një risi, por premtimet i rezultuan boshe. Ajo shtoi se ndërsa ka kaluar më shumë se një dekadë nga ardhja në pushtet, ai nuk ka realizuar asgjë. “Populli ju besoi të ndërtonit një jetë më të mirë, ju besoi se do të ishit një risi. Besoi në premtimet tuaja, por rezultuan boshe. Besoi në shpirtin e një artisti, por edhe kjo një mediokritet. Në 2013 premtuat një shtet me më shumë mundësi, drejtësi, punësim, më shumë më shumë… Pas një dekade...