ZYRTARE – Kryeministri Edi Rama të hënën pasdite në kalanë “Rozafa”, takim me socialistët e Shkodrës
Tashmë është zyrtare! Të hënën, kryeministri Edi Rama do të jetë në Shkodër për të zhvilluar një takim me socialistët e Shkodrës. Simbolikisht, ai ka zgjedhur ta zhvillojë takimin në kalanë “Rozfa”. Lajmi është bërë publik nga kryebashkiaku Benet Beci, përmes një publikimi në rrjetet e tij sociale.“Të hënën, Shkodra pret Kryeministrin e Shqipërisë, në një moment ku qyteti po merr gjithnjë e më shumë vëmendje për projektet, investimet dhe transformimin që po përjeton. Në Kalanë e Rozafës, simbolin e historisë, qëndresës dhe identitetit të Shkodrës, do të zhvillohet një takim me socialistët e Shkodrës, për të folur për rrugën e nisur dhe sfidat që mbeten përpara.”, shkruan kryebashkiaku i Shkodrës.Post navigation
Burimi:
sarandanews.com