‘Zvërneci’/ Zv.kryeministrja Koçiu publikon pamje të resorteve në Turqi: Model i pranishëm në gjithë Mesdheun!

‘Zvërneci’/ Zv.kryeministrja Koçiu publikon pamje të resorteve në Turqi: Model i pranishëm në gjithë Mesdheun!

Zëvendës-kryeministrja Albana Koçiu ka sjellë shembuj nga resortet turistike të ndërtuara në Turqi, duke theksuar se investimi në Zvërnec sjell vetëm zhvillimin e vendit. Përmes një postimi në rrjetet sociale, ku ka publikuar edhe pamje nga resortet në Turqi, Koçiu tha se ky model i zhvillimit të turizmit, përmes resorteve luksoze turistike, është i përhapur në të gjithë Mesdheun. Teksa u kërkoi shqiptarëve që të heqin dorë nga mentaliteti që i sheh investimet e huaja si pushtim, Koçiu tha se disa njerëz brenda dhe jashtë kufijve kërkojnë që turizmi shqiptar të mos zhvillohet. Reagimi i Koçiut: Shpesh vizitojmë vendet fqinje dhe habitemi me cilësinë e shërbimit, fuqinë e industrisë së turizmit dhe transformimin ekonomik të tyre përmes turizmit. Turqia është njëri prej këtyre shembujve më...