Zvërneci/ Tsipras i përgjigjet sërish Ramës: Mos më jep leksione publike për nacionalizmin
Ish-kryeministri grek, Alexis Tsipras, iu përgjigj ashpër kryeministrit shqiptar Edi Rama pas reagimit të këtij të fundit ndaj deklaratës së partisë së re të Tsiprës, ELAS, për incidentet në zonën e Vlorës. Tsipras shprehet se u habit nga akuzat për retorikë nacionaliste dhe thekson se veprimtaria e tij politike, përpjekjet për paqe dhe bashkëpunim në rajon, si edhe Marrëveshja e Prespës , nuk i japin askujt të drejtën t’i mbajë leksione publike mbi nacionalizmin apo të majtën e shekullit XXI. Postimi i ish-kryeministrit grek, Alexis Tsipras: I dashur mik Edi, edhe unë shpresoj që je mirë. Duhet të pranoj se më habit edhe mua që nxitove të përgjigjesh me vërejtje të ashpra në lidhje me retorikën nacionaliste ndaj njoftimit të Koalicionit të Majtë Grek (ELAS)...
Burimi:
vizionplus.tv